• e enjte, 03 tetor 2024

Pothuajse 200 predha të lansuara nga Irani drejt Izraelit

Pothuajse 200 predha të lansuara nga Irani drejt Izraelit

Tel-Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - Armata iraniane sot ka lansuar raketa balistike drejt Izraelit në shenjë hakmarrëse për fushatën izraelite kundër aleatëve të Tehernait, Hezbollahut në Liban.

Sirenat për sulm ajror janë aktivizuar në tërë territorin e Izraelit, ndërsa shpërthimet mund të dëgjohen në Jerusalem dhe në luginën e lumit Jordan pasi që izraelitët u frumbulluan në vendstrehimet për bomba. Raportuesit e televizionit shtetëror qëndronin në tokë gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta.

Garda revolucionare iraniane kumtoi se ka lansuar dhjetëra predha drejt Izraelit dhe paralajmëroi se nëse Izraeli kundërpërgjigjet, përgjigja e Teheranit do të jetë "më e detajuar dhe më vdekjeprurëse". 

Një funksioanr i lartë iranian më vonëd ekalroi për mediumet perëndimroe se urdhrin për lansim të raketave ndaj Izraelit e ka dhënë lideri suprem i vendit, ajatollahu Ali Hamnei. Hamnei mbetet në lokacion të sigurt, shtoi funksionari i lartë.

Armata izraelite kumtoi se hapësira ajrore e Izraelit është mbyllur pas sulmit iranian.

Radioja e armatës izraelite kumtoi se pothuajse 200 predha janë lansuar nga Irani në drejtim të Izraelit.

Paraprakisht ushtria kumtoi se pritet çfarëdo lloj sulmi me raketa balistike nga Irani dhe porositi opinionin të strehihet në vende të sigurta në rast të sulmit.

Irani premtoi se do të kundërpërgjigjet pas sulmeve në të cilat jetën e humbën kryesia më e lartë e aleatëve të tij të Hezbollahut në Liban.

Lansimi i predhave erdhi pasi që Izraeli tha se ushtarët e tij kanë kryer sulme tokësore në Liban, edhe pse i përshkruajti ato si të kufizuara. Fushata izraelite në Liban është përshkallëzimi më i madh i luftës rajonale që nga shpërthimi i luftimeve në Gazë, para një viti.

Në Uashington, presidenti amerikan, Xho Bajden tha se SHBA-ja është e gatshme ta ndihmojë Izraelin që të mbrohet nga sulmet raketore iraniane. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR