• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenbergu i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë për çështjen e kontrollit të armëve

Stoltenbergu i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë për çështjen e kontrollit të armëve

Bruksel, 18 prill 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë në çështjen e kontrollit të armëve. Ai këtë e bëri të ditur në një video fjalim në konferencën e Aleancës mbi këtë çështje në Uashington.

“Si një fuqi globale, Kina ka përgjegjësi globale”, ka thënë Stoltenbergu.

Ai shtoi se Pekini do të përfitonte edhe nga rritja e transparencës, parashikueshmërisë dhe sigurisë së marrëveshjeve të kontrollit të armëve.

“Kina po rrit me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor pa asnjë transparencë në lidhje me kapacitetin e saj”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ai parashikon se deri në vitin 2035, Kina do të ketë rreth 1.500 koka bërthamore.

Rusia ka qenë “kërcënimi më i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”, tha ai, por zhvillimet me vende të tjera si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut janë gjithashtu shqetësuese.

"Patjetër të kujtojmë se marrëveshjet për kontrollin e armëve nuk lidhen midis miqve, por midis kundërshtarëve”, tha Stoltenbergu.

Ai shtoi se kolapsi i rendit ndërkombëtar të kontrollit të armëve mund të çojë në përhapjen e pakufizuar të armëve për shkatërrim masiv dhe kjo bart rreziqe jashtëzakonisht të mëdha.

Mundësia tjetër, theksoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s është të punohet në përmirësimin e kontrollit të armëve i cili do të lejojë të zvogëlohen rreziqet, të forcohet besimi i ndërsjellë dhe ta bëjë botën më të sigurt.

“Nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të jetë shpejtë, por është me rëndësi jetike që ta bëjmë atë”, tha Stoltenbergu. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR