• e premte, 08 nëntor 2024

Stoltenbergu dekorohet me Medaljen presidenciale të lirisë

Stoltenbergu dekorohet me Medaljen presidenciale të lirisë

Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Samitin e Aleancës në Uashington ishte dekoruar me çmimin më të lartë civil amerikan - Medalja Presidenciale e Lirisë.

Medaljen ia dhuroi presidenti i SHBA-së, Xho Bajden në ceremoninë e hapjes së Samitit të NATO-s.

"Zotëri sekretar, ju e drejtuat këtë aleancë në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së saj. Kur filloi lufta e Rusisë në Ukrainë, ju nuk hezitonit. Sot NATO është më e fortë, më e zgjuar dhe më energjike se kur e nisët. Dhe një miliard njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut – në të vërtetë, në mbarë botën – do të korrin frytet e punës suaj në vitet e ardhshme në formën e sigurisë, mundësive dhe lirisë më të madhe", deklaroi Bajdeni.

Ai e lavdëroi "temperamentin e qetë" të Stoltenbergut dhe e përshkroi si "njeri i ndershëm me diciplinë intelektuale", si dhe "diplomat i shkëlqyer".

Stoltenberg e udhëheq aleancën nga viti 2014. Në tetor ai do t'ia dorëzojë funksionin ish kryeministrit holandez Mark Rute. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR