• e martë, 24 dhjetor 2024

Stoltenberg: Ushingtoni do të mbetet aleat i fortë i NATO-s

Stoltenberg: Ushingtoni do të mbetet aleat i fortë i NATO-s

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Pres që SHBA të mbetet aleat i fortë pa marrë parasysh rrjedhën e zgjedhjeve amerikane, sepse në interes të SHBA-së është të mbesë aleat i fortë sa i përket sigurisë së tyre, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sa i përket kritikave të Trampit për Aleancën, Stoltenberg theksoi se ato nuk i drejtohen NATO-s, por atyre aleatëve të NATO-s që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

"Ne jemi në një pozicion më të mirë për të treguar se SHBA nuk e mban vetëm barrën e mbrojtjes", ​​theksoi Stoltenberg.

Rikthimi i mundshëm në Shtëpinë e Bardhë i Trampit, i cili ka qenë shumë kritik ndaj NATO-s, madje duke pretenduar se është një organizatë e vjetëruar, shqetëson Brukselin dhe shumicën e kryeqyteteve evropiane.

"Nuk ka garancione në politikë, por pres që SHBA të mbetet aleat i fortë", theksoi Stoltenberg. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR