• e premte, 27 dhjetor 2024

Stoltenberg: Ukrainës i nevojitet urgjentisht mbrojtje ajrore

Stoltenberg: Ukrainës i nevojitet urgjentisht mbrojtje ajrore

Nju-Jork, 20 shtator 2023 (MIA) - Ukrainës i nevojitet mbrojtje kundërajrore, përfshirë edhe municion, pjesë rezervë dhe mirëmbajtje të sistemeve të cilat tashmë i ka armata ukrainase, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se lufta, tashmë në vitin e saj të dytë me radhë, është "luftë për shpenzim", por jo edhe qorr sokak, duke pasur parasysh atë që Ukraina e fitoi gjatë kundërofensivës të cilën e filloi në qershor në përpjekje që ta kthejë territorin të cilin e theksoi, të okupuar nga forcat ruse. 

"Nëse duam fund të luftës, nëse duam paqe të drejtë dhe të përhershme, atëherë mbështetja ushtarake për Ukrainën është mënyra e vërtetë", tha Stoltenberg në Nju-Jork, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR