• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stoltenberg: Samiti në Vilnus do të tregojë unitet dhe hapa të qarta për përforcimin e mbrojtjes

Stoltenberg: Samiti në Vilnus do të tregojë unitet dhe hapa të qarta për përforcimin e mbrojtjes

Bruksel, 7 korrik 2023 (MIA) - Samiti i NATO-s në Vilnus do të dërgojë porosi të qartë se Aleanca mbetet e bashkuar dhe në të liderët e vendeve anëtare do të miratojnë tre plane të reja mbrojtëse rajonale për kundërshtimin e dy kërcënimeve kryesore për Paktin: Rusia dhe terrorizmi, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur në selinë e Aleancës në Bruksel në prag të takimit të kreut që javën e ardhshme do të mbahet në kryeqytetin lituanez, Stoltenberg tha se pret që liderët e aleatëve të arrijnë marrëveshje dhe për paketë me tre elemente për afrimin e Ukrainës në NATO.

Sipas Stoltenberg, paketa do të përfshijë program disavjeçar për ndihmë të Ukrainës, me qëllim që të sigurohet interoperabiliteti i saj, përforcimit të lidhjeve politike mes Aleancës dhe Kievit dhe riafirmimi i qëndrimit se vendi do të bëhet anëtar i NATO-s me angazhim që t'i ndihmohet në realizimin e këtij qëllimi.

"Aleatët, po ashtu, do të ndërmarrin hapa të qartë për përforcimin e përgjigjes dhe mbrojtjes, me miratimin e tre planeve të reja mbrojtëse rajonale për kundërshtimin e dy kërcënimeve kryesore për NATO-n - Rusia dhe terrorizmi", tha Stoltenberg, duke shtuar se me planet parashikohet gatishmëri e rritur të 300.000 ushtarëve, si dhe angazhimin e forcave ajrore dhe detare.

Sipas Stoltenberg, është paraparë që në Samit të miratohet edhe Plani aksional për prodhimin mbrojtës (DPAP), përmes të cilit do të koordinohet kërkesa, do të përforcohen kapacitetet dhe do të rritet interoperabiliteti.

Stoltenberg pret që liderët e më ambiciozë të NATO-s ta riafirmojnë përcaktimin për ndarjen e të paktën dy për qind nga BPV kombëtar për nevojat e mbrojtjes, duke shtuar se sipas të dhënave më të reja, anëtaret evropianë të Aleancës dhe Kanadaja në vitin 2023 i kanë rritur harxhimet për mbrojtje për 8,3 për qind.

"Do të thotë, aleatët evropianë dhe Kanadaja do të investojnë mbi 450 milionë dollarë amerikanë më shumë se në vitin 2014, kur premtuam rritje të investimeve në mbrojtje", shtoi Stoltenberg.

Duke theksuar se ky do të jetë samiti i parë, në të cilin Finlanda do të marrë pjesë si anëtare e NATO-s, Stoltenberg tha se me "padurim pret që sa më shpejtë edhe Suedia t'i bashkangjitet" Aleancës.

Krahas shefave të shteteve ose qeverive të anëtarëve të NATO-s, në Samitin në Vilnus, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik, do të marrin pjesë edhe liderët e Australisë, Zelandës së Re, Japonisë, Koresë së Jugut, si dhe Bashkimit Evropian. bsh/

Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR