• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stoltenberg: Rusia aktualisht nuk është kërcënim për NATO-n

Stoltenberg: Rusia aktualisht nuk është kërcënim për NATO-n

Helsinki, 6 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe presidenti finlandez Aleksandar Stub sot u thanë aleatëve në Aleancë se Rusia për momentin nuk paraqet kërcënim ushtarak për NATO-n.

Gjatë konferencës së përbashkët në Helsinki, megjithatë, të dy njoftuan se vendet e NATO-s duhet ta përforcojnë Ukrainën dhe forcat e tyre aleate për ta kthyer agresionin e ardhshëm eventual nga Moska, njoftoi Njusvik.

Stoltenberg tha se Ukrainës i nevojitet "parashikueshmëri dhe përgjegjësi" në mbështetjen ushtarake të NATO-s në përpjekje për të shmangur atë që ajo thotë se është një ofensivë ruse e verës, ndërsa Perëndimi përpiqet të krijojë konsensus mbi planin e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

"Gjatë muajve të fundit kemi vërejtur disa lëshime, disa vonesa në ofrimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën", shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në largim.

Stoltenberg shtoi se aleatët perëndimorë duhet të sigurojnë që vonesa në mbështetjen ushtarake për Ukrainën të mos përsëritet.

"Ukraina ka nevojë për parashikueshmëri dhe përgjegjësi nga aleatët e NATO-s në drejtim të mbështetjes ushtarake", tha Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë në një konferencë për shtyp me presidentin finlandez Aleksander Stub. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR