• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg pa këshillë - nëse vendet e NATO-s duhet të marrin pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup për shkak të pranisë së Llavrovit

Stoltenberg pa këshillë - nëse vendet e NATO-s duhet të marrin pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup për shkak të pranisë së Llavrovit

Bruksel, 28 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për shtyp në Bruksel, u përmbajt të përgjigjej në pyetjen nëse është mirë vendet nga Aleanca të marrin pjesë në takimin e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, shtet anëtar i NATO-s, për shkak të pranisë së pritshme të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Llavrov.

Shefat e diplomacive të vendeve baltike dhe shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, sot e anuloi pjesëmarrjen në Këshillin e OSBE-së në Shkup, të enjten, mu për shkak të pranisë së ministrit rus të Punëve të Jashtme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e fundit në konferencën për shtyp pas ditës së parë të takimit të shefave të diplomacive të NATO-s, Stoltenberg vetëm theksoi se "OSBE takimet e veta i organizon në mënyrë të pavarur. Nuk kam këshillë për organizuesit e takimit".

Sekretari i përgjithshëm theksoi se sot ministrat e jashtëm biseduan për mbështetjen për Ukrainën dhe konfirmuan se ndihma nuk do të pakësohet. Më pas ai konkretisht e përmendi Gjermaninë, e cila për vitin e ardhshëm paralajmëroi ndihmë prej tetë miliardë eurove, dhe Holandën me dy miliardë euro, si dhe Rumaninë, ku filloi me punë qendra trajnuese për trajnim të pilot[ve ukrainas të aeroplanëve luftarak F-16. Ai shtoi se në takimin e tyre të nesërm do të bashkangjitet edhe ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba.

Duke u përgjigjur në pyetje, ai sqaroi se Finlanda nuk ka kërkuar mbështetje nga NATO-ja për ruajtje të kufirit me Rusinë pas rritjes së qarkullimit të emigrantëve. Ai shfaqi pritje se ndihma që e jep BE-ja do të jetë e mjaftueshme.

Stoltenberg tha se në takimin e sotëm shefat e diplomacive të anëtareve të NATO-s e përshëndetën ndërprerjen e parë të zjarrit mes Izraelit dhe Hamasit, edhe pse shtoi se në takime, ministrat shprehën shqetësim për luftën në Lindjen e Afërt.

"E përshëndes vazhdimin e pauzës në armiqësive mes Izraelit dhe Hamasit. Kjo e mundësoi ndihmën e domosdoshme për banorët e Gazës, lirimin e pengjeve të para dhe sigurimin e ndihmës më të madhe humanitare", tha Stoltenberg në konferencën për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR