• e martë, 24 dhjetor 2024

Stoltenberg përsëriti thirrjen për anëtarët e NATO-s t'i lejojnë Ukrainës të qëllojë brenda Rusisë

Stoltenberg përsëriti thirrjen për anëtarët e NATO-s t'i lejojnë Ukrainës të qëllojë brenda Rusisë

Pragë, 30 maj 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se "erdhi koha" që anëtarët e Aleancës të rishikojnë disa kufizime lidhur me përdorimin e armëve të dorëzuar në Ukrainë, ndërsa aleatët mbeten të ndarë kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve të tyre në objektiva në Rusi.

Stoltenberg këtë e tha gjatë takimit jozyrtar të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s në Pragë para samitit të Aleancës në korrik në Uashington.

Njeriu i parë i NATO-s, në largim, javën e kaluar në një intervistë për "Ekonomist" u bëri thirrje aleatëve ta tërheqin ndalesën që Ukraina të përdorë armët e Aleancës gjatë sulmeve ndaj objektivave ushtarake në territorin e Federatës Ruse.

"Ekonomist" theksoi se objektivi i qartë, megjithëse i paidentifikuar, i Stoltenbergut ishte "politika e presidentit amerikan Xho Bajden", me të cilën ai i përcakton objektikat që Ukraina mund t'i sulmojë me armë amerikane.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski disa herë apeloi te aleatët perëndimor të lejojnë përdorimin e armëve të dhuruara në objektivat në Rusi, veçanërisht pas përparimit të trupave ruse në rajonin e Harkovit.

Mediat britanike transmetojnë se anëtarët janë ndarë, ndërsa ndërmjet disa aleatëve ekziston frikë se leja e tillë mund ta tërheqë NATO-n në një konflikt direkt me Rusinë.

Presidenti rus Vlladimir Putin paraprakisht njoftoi se vendet e vogla evropiane do të pësojnë "pasoja serioze" nëse armët e NATO-s qëllojnë objektiva në Federatën Ruse. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR