Stoltenberg për vizitë në SHBA dhe Kanada
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu sot, kështu deri të premten do të qëndrojë për vizitë në SHBA dhe Kanada, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu sot, kështu deri të premten do të qëndrojë për vizitë në SHBA dhe Kanada, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Siç njoftoi NATO-ja, sot Stoltenbergu në Uashington do të takohet me presidentin e SHBA-së, Xho Bajdenin. Stoltenbergu sot do të mbajë fjalim me edhe në Qendrën "Uilson", ku do të përgjigjet në pyetjet e publikut.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës nesër do të ketë takim me sekretarin amerikan të shtetit Entoni Blinkenin, me anëtarët e senatit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme dhe të Grupit Monitorues të NATO-s në Senat, si dhe me disa senatorë, mes të cilëve edhe me liderin e pakicës republikane në Senat, Miç Mekonelin.
Të mërkurën, Stoltenbergu do të udhëtojë për në Otavë, ku do të takohet me kryeministrin kanadez Xhastin Trudo. Të njejtën ditë, Stoltenbergut do t'i ndahet çmimi "Luj Sent Loran", ku është paraparë që ai të mbajë fjalim para të pranishmive dhe të përgjigjet në pyetjet e tyre.
Stoltenberg të enjten do të kthehet në Uashington, ku do të takohet me ndihmësin e presidentit të SHBA-së për siguri kombëtare Xhejk Salivanin dhe me kongresmenët Majk Tarnerin dhe Xheri Konolin. qa
Foto: Arkivi i MIA-s