• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: Një kundërofensivë e suksesshme ukrainase do ta detyrojë Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve

Stoltenberg: Një kundërofensivë e suksesshme ukrainase do ta detyrojë Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve

Uashington, 13 qershor 2023 (MIA) - Nëse kundërofensiva ukrainase është e suksesshme, ajo mund të detyrojë presidentin rus Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve, tha për Si-En-En sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Sa më shumë ukrainas të fitojnë në terren, aq më shumë ka besueshmëri që presidenti Putin të kuptojë se duhet të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të bie dakord për një marrëveshje paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", tha kreu i Aleancës, i cili do të ketë një takim më vonë sot në Uashington me presidentin amerikan Xho Bajden.

Duke folur për Si-En-En se kush do të jetë pasardhësi i tij në krye të NATO-s, Stoltenberg shprehu bindje absolute se të gjitha 31 vendet anëtare do t'i gjejnë një pasardhës të shkëlqyer. Ai theksoi se tani prioriteti i tij është ta udhëheq Aleancën deri në fund të mandatit.

Sipas spekulimeve të ndryshme, pasardhësi i Stoltenbergut mund të jetë kryeministrja daneze Mete Frederiksen ose ministri britanik i Mbrojtjes Ben Vallas.

Bajden kohët e fundit tha se Vallas është shumë i kualifikuar, por se duhet gjetur një konsensus në NATO për këtë çështje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR