• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg niset për një turne në Kaukazin e Jugut

Stoltenberg niset për një turne në Kaukazin e Jugut

Bruksel, 17 mars 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga sot deri të martën do të jetë në një turne nëpër vendet e rajonit të Kaukazit të Jugut, gjatë të cilit do të vizitojë Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë.

Siç kumtoi NATO, sot Stoltenberg do të arrijë në Baku, ku do të ketë një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev. Njeriu i parë i NATO-s nesër do të takohet me ministrat e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov dhe gjeneral-nënkolonel Zakir Hasanov, pas së cilës do të udhëtojë për në Tbilisi.

Në të njëjtën ditë, në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Stoltenberg do të ketë takime me presidenten gjeorgjiane Salome Zurabishvili dhe kryeministrin Irakli Kobahidze.

Turnenë e tij në Kaukazin e Jugut, Stoltenberg do ta përfundojë të mërkurën me një qëndrim në Jerevan, ku do të takohet me Presidentin dhe Kryeministrin e Armenisë, Vahagan Haçaturjan, dhe me Kryeministrin, Nikol Pashinjan. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR