• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO-ja e ndjek lëvizjen e Prigozhinit dhe anëtarëve të "Vagner"-it

Stoltenberg: NATO-ja e ndjek lëvizjen e Prigozhinit dhe anëtarëve të

Bruksel, 7 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Aleanca i ndjek lëvizjet e fundit të liderit të grupit “Vagner”, Evgenij Prigozhin dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko dje deklaroi se Prigozhin është larguar nga territori i vendit të tij, ku mbërriti në përputhje me marrëveshjen për t'i dhënë fund rebelimit të armatosur të 24 qershorit dhe se është kthyer në Rusi, konkretisht në Shën Petersburg.

 Redaktori diplomatik i Al Xhezirës, Xhajms Bejs,  kërkoi nga Stoltenbergu koment pikërisht për këtë temë - raportet se Prigozhini ishte kthyer në Shën Petersburg, për të cilat sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha se NATO-ja i monitoron udhëtimet e fundit të liderit të "Vagner"-it, të cilat ai i përshkroi si - "lëviznin më pak përreth".

 “Ajo që mund të themi për Prigozhinin është se me kujdes ndjekim ku lëvizin ushtarët e "Vagner"-it, ndërsa gjithashtu, edhe  ku po lëviz ai”, tha Stoltenbergu.

 “Nuk do të hyj në detaje, por kemi parë përgatitje të caktuara për pritjen e grupeve të mëdha të ushtarëve të “Vagner”-it në Bjellorusi. Deri më tani nuk kemi parë kaq shumë shkojnë më tej," tha ai.

 "Dhe atëherë  e pamë Prigozhinin duke lëvizur pak", tha Stoltenbergu, duke shtuar se ai nuk do të hyjë në detaje se çfarë NATO-ja di. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR