• e premte, 27 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO-ja dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshje për siguri kibernetike

Stoltenberg: NATO-ja dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshje për siguri kibernetike
Bruksel, 14 janar 2022 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot i dënoi sulmet kibernetike mbi Qeverinë ukrainase. "Ekspertët e kibernetikës të NATO-s në Bruksel shkëmbejnë informacione me kolegët e tyre ukrainas për  aktivitetet e vazhdueshme keqdashëse kibernetike", tha Stoltenbergu. Ai shtoi se Aleanca ushtarake perëndimore ditëve në vijim do të nënshkruajë marrëveshje për përforcimin e bashkëpunimit me Kievin në fushën e sigurisë kibernetike dhe se ekspertët e Aleancës u japin mbështetje autoriteteve ukrainase në terren. "Ditëve në vijim NATO-ha dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshje për një bashkëpunim të zgjeruar kibernetik, duke e përfshirë edhe qasjen e Ukrainës në platformën e Aleancës për shkëmbim të të dhënave për softuer të dëmtuar" shtoi Stoltenbergu. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR