Stoltenberg: NATO po punon në dërgimin e më shumë sistemeve kundërajrore në Ukrainë
- NATO po punon në mundësinë për dërgim të disa sistemeve për mbrojtje kundërajrore në Ukrainë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, cituar nga mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:38, 18 prill, 2024
Bruksel, 18 prill 2024 (MIA) - NATO po punon në mundësinë për dërgim të disa sistemeve për mbrojtje kundërajrore në Ukrainë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, cituar nga mediumet britanike.
"Grumbulluam të dhëna për sisteme të ndryshme për mbrojtje kundërajrore që i kemi në NATO dhe fokusohemi në sistemet 'Patriot'", deklaroi Stoltenberg nga ishulli italian Kapri, ku mori pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve nga G7.
"Jam i inkurajuar nga përkushtimi dhe vendosmëria e aleatëve të NATO-s për ta mbështetur Ukrainën", shtoi sekretari i përgjithshëm Stoltenberg.
Sipas tij, ekzistojnë shenja inkurajuese se Kongresi amerikan së shpejti mund ta zhbllokojë pakon e ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 60,84 miliardë dollarëve. ab/
foto: МIА arkivi