• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO duhet të diskutojë për garanca të sigurisë së Ukrainës pas luftës

Stoltenberg: NATO duhet të diskutojë për garanca të sigurisë së Ukrainës pas luftës

Bruksel, 7 qershor 2023 (MIA) - NATO duhet të diskutojë për opsione që Ukrainës t'i ofrohen garanca të sigurisë për periudhën pas luftës me Rusinë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

"Kur lufta të përfundojë, NATO-ja do të duhet të ketë opsione të gatshme që të sigurohet se Rusia nuk do t'i rigrupojë thjeshtë forcat e saj për ndonjë sulm", tha Stoltenberg në brifing me gazetarë në Bruksel.

Në të njëjtën kohë, ai qartë bëri me dije se NATO-ja - sipas nenit 5 nga Marrëveshja e Uashingtonit - do të sigurojë garanca të sigurisë vetëm për anëtarë të plotëfuqishëm. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR