• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: NATO është e gatshme t'i mbrojë të gjithë aleatët

Stoltenberg: NATO është e gatshme t'i mbrojë të gjithë aleatët

Bruksel, 15 shkurt 2024 (MIA) - Paqen asnjëherë nuk mund ta marrim si të mirëqenë, por nuk shohim kurfarë kërcënimi të drejtpërdrejtë ushtarak për Aleancën, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit veriatlantik në Bruksel, ku mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

"NATO vazhdon të garantojë se nuk ka hapësirë për kalkulime të gabuara në Moskë rreth gatishmërisë sonë për t'i mbrojtur të gjithë aleatët", theksoi Stoltenberg.

Ai potencoi se përforcimi i aftësisë së NATO-s për kundërpërgjigje dhe mbrojtje kërkon  furnizim me resurse për planet mbrojtëse dhe përforcim të bazës industriale transatlantike mbrojtëse, për çka nevojiten investime dhe Aleanca është në rrugën e vërtetë drejt realizimit të atij qëllimi.

"Pres 18 aleatë të shpenzojnë dy për qind të BPV-së së vet për mbrojtje këtë vit. Në vitin 2024, aleatët evropianë të NATO-s do të investojnë gjithsej 380 miliardë dolalrë amerikanë në mbrojtje, Për herë të parë kjo paraqet 2 për qind të BPV-së së tyre të përgjithsh[m. Deri në fund të vitit 2024, aleatët evropianë dhe Kanadaja dp të ndajnë mbi 600 miliardë dollarë për mbrojtje. Kemi akoma për të bërë, por tashmë kemi bërë përparikm historik", vlerësoi Stoltenberg.

Ai shtoi se në takim është bërë fjalë edhe për rritje të prodhimit të municionit, plotësim të rezervave dhe vazhdim të mbështetjes për Ukrainën.

Ai përkujtoi se në rrjedhë është trajnimi "Mbrojtësi i palihatshëm", si manovrat më të mëdha ushtarake të NATO-s në dekadat e fundit me pjesëmarrje të përafërsisht 90.000 forcave nga të gjitha 31 anëtare të Aleancës dhe Suedisë, me çka dëshmohet aftësia e forcae të Paktit për ta mbrojtur krahun lindor.

Stoltenberg shtoi se në kuadër të takimit ministror u mbajt edhe mbledhje e Këshillit NATO-Ukrainë ku ministri ukrainas i Mbrotjjes, Rustem Umerov i informoi kolegët e vet për ngjarjet më të reja në terren.

Ministrat folën edhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Ukrainës dhe nga ai aspekt e theksoi ndihmën e paralajmëruar nga Kanadaja, Finlanda dhe Norvegjia, dërgimi i pajisjes dhe pjesëve rezervë për aeroplanët F-16 dhe për mbrojtjen kundërajrore, si dhe dërgesën prej një milion fluturakeve pa pilot për vendin dhe formimin e "koalicionit për çminim" të territorit ukrainas.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës informoi edhe se është sjellë vendim për krijim të qendrës së re të përbashkët për analizë, trajnim dhe edukim NATO-Ukrainë në qytetin polak Bidgoshç. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR