• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stoltenberg: Në Bjellorusi ende nuk ka shumë ushtarë të Vagnerit

Stoltenberg: Në Bjellorusi ende nuk ka shumë ushtarë të Vagnerit

Bruksel, 6 korrik 2023 (MIA) - Jo shumë ushtarë të forcave mercenare ruse Vagner janë transferuar në Bjellorusi, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmetoi DPA.

"Pamë përgatitje të caktuara për pranim të grupeve të mëdha të ushtarëve të Vagnerit në Bjellorusi", tha Stoltenberg, duke folur në Bruksel. 

"Deri më tani nuk kemi parë aq shumë prej tyre të shkojnë në Bjellorusi", shtoi ai. 

NATO, gjithashtu regjistroi se lideri i Vagnerit, Evgenij Prigozhin "ka lëvizuar pak përreth", tha Stolteberg, pa publikuar më shumë detaje. 

Presidenti bjellorus, Aleksandar Llukashenko sot më parë deklaroi se Prigozhini është kthyer në Rusi pas egzilit të shkurtë në Bjellorusi, derisa ushtarët e tij mbesin në kampe. 

Prigozhinit dhe ushtarëve të tij u ishte ofruar strehim i sigurt në Bjellorusi që ta ndërpresin kryengritjen e shkurtë të forcës së saj mercenare në qershor. 

NATO me kujdes i ndjek lëvizjet e trupave të Vagnerit dhe Prigozhinit, tha Stoltenberg. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR