• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: Më 8 Mars, nderojmë të gjitha gratë që formuan dhe forcuan NATO-n

Stoltenberg: Më 8 Mars,  nderojmë të gjitha gratë që formuan dhe forcuan NATO-n

Bruksel, 8 mars 2024 (MIA) - Shumë shpesh dhe në shumë vende, gratë përballen me pabarazi dhe padrejtësi dhe ato janë viktimat kryesore të konflikteve të armatosura, kështu që sot u bëj një nderim të veçantë grave të guximshme të Ukrainës, të cilat vazhdojnë të luftojnë për familjet e tyre, lirinë e tyre dhe të ardhmen e tyre, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars.

"Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u bëj nderim numrit të madh  grave që kanë formësuar dhe forcuar NATO-n që nga themelimi i Aleancës sonë para 75 viteve. Qëndrueshmëria, sakrifica dhe përkushtimi i tyre ishin parësore për suksesin tonë. Kemi bërë një rrugë të gjatë në integrimin e perspektivave gjinore në politikat dhe operacionet tona, por puna jonë është larg  përfundimit", theksoi Stoltenberg në mesazh. 

Sipas tij, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, NATO sërish obligohet për agjendën e grave, paqes dhe sigurisë.

"Duhet të vazhdojmë të forcojmë rolin e grave në siguri dhe mbrojtje, të sigurojmë mundësi të barabarta drejtuese dhe të nxisim një Union më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës. Duke shfrytëzuar potencialin e plotë të të gjithë njerëzve tanë, ne do të vazhdojmë ta bëjmë NATO-n më të fortë", shtoi Stoltenberg në mesazh.

Me rastin e 8 marsit, thirrjet për një përfaqësim më të madh të grave në forcat e armatosura dhe në pozicionet drejtuese dhe për promovimin e barazisë gjinore në politikat dhe misionet e Aleancës, bëri thirrje kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer dhe përfaqësuesja speciale e Paktit të grave, paqe dhe siguri, Ajrin Felin. qa

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR