• e martë, 24 dhjetor 2024

Stoltenberg: Komanda e NATO-s për mbështetje të Ukrainës do të fillojë të funksionojë në shtator

Stoltenberg: Komanda e NATO-s për mbështetje të Ukrainës do të fillojë të funksionojë në shtator

Londër, 18 korrik 2024 (MIA) - Komandanti i NATO-s për koordinim të mbështetjes për Ukrainën do të fillojë të funksionojë në Gjermani në shtator, publikoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

"Kemi arritur marrëveshje për krijimin e komandës për koordinim dhe sigurim të ndihmës dhe trajnimit në fushën e sigurisë për Ukrainën", tha ai pas arritjes së tij në samitin e Bashkësisë politike evropiane në Britaninë e Madhe.

"Ajo komandë do të fillojë të funksionojë në shtator, do të ketë 700 persona në Gjermani... dhe do të sigurojë mbështetje dhe ndihmë për sigurinë e Ukrainës, duke i koordinuar orvatjet e aleatëve në NATO", shtoi Stoltenberg. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR