• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenbergu: Kievi ka "duar të lidhura" sepse nuk lejohet ta sulmojë Rusinë me armë nga aleatët perëndimorë Rusinë

Stoltenbergu: Kievi ka

Sofje, 27 maj 2024 (MIA) - "Duart e Ukrainës janë të lidhura" për shkak të kufizimeve në përdorimin e armëve që ajo merr nga aleatët e saj perëndimorë për të sulmuar territorin rus", deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolentenbergu.

Disa vende kanë kufizuar përdorimin e armëve të furnizuara në Ukrainë vetëm në territorin e saj, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin, por i kanë ndaluar të sulmojnë territorin rus.

 "Për këtë arsye ukrainasve u janë të lidhura duart dhe kjo e vështirëson shumë mbrojtjen", deklaroi Stoltenbergu në fillim të takimit të NATO-s në Sofje.

"Mendoj se është koha për të rishqyrtuar disa nga ato kufizime", tha Stoltenbergu sepse, siç vuri në dukje, Kievi "ka të drejtë të mbrohet" dhe "ka të drejtë të sulmojë objektiva legjitime ushtarake jashtë Ukrainës".

 SHBA-ja, furnizuesi kryesor i ndihmës ushtarake për Ukrainën, dhe Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane, nuk janë për atë që të jepet armë pa kurrfarë kufizimesh. Megjithatë, Sekretari Amerikan i Shtetit Entoni Blinkeni deklaroi së fundmi në Kiev se Ukraina duhet të vendosë vetë se si do t'i përdorë armët.

"Ne nuk inkurajuam sulmet jashtë Ukrainës, por në fund të ditës i takon Ukrainës që të marrë vendime se si të udhëhiqet kjo luftë", tha Blinkeni. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR