• e mërkurë, 17 korrik 2024

Stoltenberg: Irani mund të furnizojë Rusinë me raketa balistike

Stoltenberg: Irani mund të furnizojë Rusinë me raketa balistike
Stamboll, 3 nëntor 2022 (MIA) – Irani po shqyrton mundësinë e furnizimit të Rusisë me raketa balistike për luftën në Ukrainë, përveç dronëve që Teherani tashmë i ka dorëzuar, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ne shohim se Irani po furnizon me dronë dhe po shqyrton furnizimin me raketa balistike për Rusinë. Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të mbështesë Moskën në këtë luftë të paligjshme," tha ai për mediat në Stamboll. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR