• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg i përgjigjet Putinit: NATO-ja nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë

Stoltenberg i përgjigjet Putinit: NATO-ja nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë

Bruksel, 5 prill 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i është përgjigjur presidentit rus Vlladimir Putin se NATO-ja nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë.

Duke komentuar pretendimet e presidentit rus për inicimin e një konfrontimi gjeopolitik mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, Stoltenberg deklaroi se ky nuk është një konfrontim i iniciuar as nga BE-ja e as nga NATO-ja dhe se Aleanca asnjëherë nuk ka qenë kërcënim për Rusinë.

“Ky nuk është konfrontim as nga BE-ja dhe as nga NATO-ja. NATO është një aleancë mbrojtëse, NATO dhe Finlanda asnjëherë nuk kanë qenë kërcënim për Rusinë”, deklaroi Stoltenbergu në intervistën për Si-En-En.

Sipas tij, me hyrjen në NATO, Finlanda do të jetë më e sigurt, ndërsa NATO do të bëhet më e fuqishme.

Stoltenbergu shtoi se Rusia nuk duhet të vendosë se kush mund të hyjë në Aleancë, por se është vendim i secilit vend të pavarur.

Putini më parë deklaroi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së kohët e fundit janë përkeqësuar dhe se konfliktin me Rusinë e ka iniciuar Evropa. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR