• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të jetë një hap përpara drejt zgjidhjes

Stoltenberg: Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të jetë një hap përpara drejt zgjidhjes

Bruksel, 28 nëntor 2023 (MIA) - Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap përpara në përpjekjet për të gjetur zgjidhje, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për shtyp pas takimit dyditor të ministrave të punëve të jashtme të Aleancës ë Bruknsel.

Ai theksoi se në muajt e fundit kemi parë incidente të rënda të dhunshme në Kosovë, si sulmi ndaj paqeruajtësve të NATO-s, ku mbetën të plagosur 93 ushtarë, ndërsa më pas incidenti në Banjskë, ku pati edhe të vdekur.

“Këto janë sfida serioze me të cilat po përballemi në Kosovë dhe është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë në de-përshkallëzimin, duke ulur tensionet dhe duke nxitur retorikën, e cila mund të rrisë tensionet. Ky ishte mesazhi im gjatë takimeve të fundit në Prishtinë dhe Beograd", theksoi Stoltenberg.

Sipas tij, Kosova është shembull se si BE-ja dhe NATO-ja punojnë së bashku, me ç'rast Unioni është përgjegjës për përpjekjet diplomatike dhe Aleancën për siguri.

"Unë besoj se propozimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap përpara në përpjekjet për të gjetur zgjidhje dhe për të arritur përparim në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së", tha Stoltenberg.

I pyetur nëse Aleanca planifikon të dërgojë trupa shtesë në Bosnje e Hercegovinë, Stoltenberg deklaroi se NATO ka tashmë 5000 trupa në vend, por kryesisht në mbështetje të Forcave të BE-së në BeH - EUFOR/Altea.

Ai kujtoi se kohët e fundit OKB-ja zgjati mandatin e forcave të BE, duke shtuar se nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, atëherë NATO do të kishte konsideruar dërgimin e trupave të veta në BeH.

“Ne nuk duhet të lejojmë një vakum sigurie në Bosnje e Hercegovinë dhe për këtë kemi mbështetur fuqishëm zgjatjen e mandatit të EUFOR/Altea”, shtoi Stoltenberg. ls/

Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR