• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stoltenberg e përshëndeti miratimin nga ana e komitetit parlamentar turk të kandidaturës së Suedisë për pranim në NATO

Stoltenberg e përshëndeti miratimin nga ana e komitetit parlamentar turk të kandidaturës së Suedisë për pranim në NATO

Bruksel, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot e përshëndeti miratimin nga ana e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit turk për inkuadrim të Suedisë në Aleancën veriatlantike, hap që e çelë rrugën për pranim formal të vendit në pakt.

Turqia ishte vendi i fundit anëtar i NATO-s, së bashku me Hungarinë, e cila e bllokoi rrugën e Suedisë drejt anëtarësimit në pakt.

"Besoj se (këto vende) do të përfundojnë procedurat për ratifikim të qasjes së Suedisë sa më shpejtë, gjë që do ta bëjë NATO-n më të fuqishme", tha Stoltenberg në deklaratë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR