• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg e përshëndeti miratimin hungarez për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Stoltenberg e përshëndeti miratimin hungarez për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Bruksel, 26 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur lajmin nga Hungaria për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë, pasi Parlamenti hungarez e ratifikoi kërkesën suedeze.

Stoltenberg theksoi se zgjerimi i NATO-s në Suedi do ta bëjë Aleancën më të fortë dhe më të sigurt.

“Tani që të gjithë aleatët kanë pranuar, Suedia do të jetë anëtarja e 32-të e NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë më të forta dhe më të sigurta”, ka thënë ai përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Tuiter. mb/ 

QËNDRONI TË LIDHUR