• e premte, 27 dhjetor 2024

Stoltenberg: Arma për Ukrainën është rruga drejt paqes

Stoltenberg: Arma për Ukrainën është rruga drejt paqes

Kiev, 30 shtator 2023 (MIA) - Ukrainës i duhet më shumë armë, pasi sa është më e fuqishme në fushëbetejë, aq më e fuqishme do të jetë pozita e saj në tryezën e negociatave, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Forumin e parë ndërkombëtar për industrinë mbrojtëse në Kiev, njofton Ukrinform.

"Vetëm guximi nuk i pengon dronët. Vetëm heroizmi nuk mund të ndalë raketa. Ukrainës i duhet teknologji. Cilësi e lartë. Sasi e lartë. Dhe shpejtë. Nuk ka mbrojtje pa industri", tha Stoltenberg.

Ai e ka lavdëruar gjenialitetin e industrisë mbrojtëse ukrainase, duke theksuar se në prodhimin e pajisjes ushtarake, nga dronët e deri te pajisja për pastrimin e minave, Ukraina ka inovacione "me shpejtësi të madhe".

"Sa Ukraina është më e fuqishme në fushëbetejë, aq më e fuqishme do të jetë pozita e saj në tryezën e negociatave. Do të thotë, edhe pse tingëllon si paradoks, për Ukrainën arma është rruga deri te paqeja", tha Stoltenberg. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR