• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stoltenberg: Aksione më të ashpra kundër spiunëve rusë në vendet e NATO-s

Stoltenberg: Aksione më të ashpra kundër spiunëve rusë në vendet e NATO-s

Bruksel, 13 qershor 2024 (MIA) - Anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të ndërmarrin aksione më të ashpra kundër spiunëve rusë në vendet anëtare të Aleancës, si përgjigje të fushatës së Moskës me aktivitete armiqësore, të cilat përfshijnë akte sabotazhi dhe sulme kibernetike, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Pamë disa shembuj të sabotazhit, tentime për djegie, sulme kibernetike", deklaroi Stoltenberg, duke shtuar se ministrat e Mbojtjes së NATO-s do të fokusohen në fushatën ruse të aktiviteteve armiqësore kundër aleatëve të NATO-s në takimin e ardhshëm në Bruksel.

Stoltenberg tha se ministrat do të bisedojnë edhe për opsionet e NATO-s që t'u përgjigjet kërcënimeve ruse, duke përfshirë edhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike detare dhe kibernetike, si dhe kufizime më të ashpra për personelin zbulues rus në vendet e Aleancës. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR