Stoltenberg: Është "jashtëzakonisht e rëndësishme" që SHBA edhe më tej ta mbështesë Ukrainën
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se është "jashtëzakonisht e rëndësishme" që SHBA të ruajë mbështetjen e saj për Ukrainën, pasi ish presidenti Donald Tramp zgjodhi një skeptik drejt Kievit si nënpresident të tij të mundshëm.
- Post By Fami Bajrami
- 17:07, 18 korrik, 2024
Bruksel, 18 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se është "jashtëzakonisht e rëndësishme" që SHBA të ruajë mbështetjen e saj për Ukrainën, pasi ish presidenti Donald Tramp zgjodhi një skeptik drejt Kievit si nënpresident të tij të mundshëm.
"Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët midis Amerikës së Veriut dhe Evropës, ndërsa SHBA është aleati më i madh. Prandaj, pres që ata të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën", deklaroi Stoltenbergu për mediat franceze në margjinat e samitit evropian në Britani. rq/
Foto: arkivi i MIA-s