• e shtunë, 23 nëntor 2024

Stoltenberg: Është harmonizuar plani për koordinimin e ndihmës dhe trajnimit të sigurisë në Ukrainë

Stoltenberg: Është harmonizuar plani për koordinimin e ndihmës dhe trajnimit të sigurisë në Ukrainë

Bruksel, 14 qershor 2024 (MIA) - Vendet-anëtare të NATO-s e kanë harmonizuar planin për koordinimin e ndihmës dhe trajnimit të sigurisë së forcave mbrojtëse ukrainase, që duhet të miratohet në Samitin e Aleancës muajin e ardhshëm në Uashington, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Paktit, Jens Stoltenberg pas përfundimit të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes të vendeve-aleate.

Në përputhje me planin, sipas Stoltenberg, mbështetja e NATO-s për Ukrainën do të vendoset në një bazë më të fortë në vitet e ardhshme dhe do të koordinohet nga një komandë e vendosur në bazën amerikane në qytetin gjerman Vizbaden dhe përmes qendrave logjistike në pjesën lindore të Aleancës, për të cilin do të punësohen pothuajse 700 persona nga anëtarët e Paktit dhe vendet partnere. Me komandën do të udhëheqë nga një gjeneral-kolonel, i cili do të jetë drejtpërdrejt në vartësi të komandantit suprem të forcave të NATO-s në Evropë.

"NATO do të mbikëqyrë trajnimin e forcave të armatosura ukrainase në objektet stërvitore në vendet aleate, do të mbështesë Ukrainën përmes planifikimit dhe koordinimit të donacioneve, menaxhimit të transfereve dhe riparimit të pajisjeve, duke mbështetur kështu zhvillimin afatgjatë të forcave të armatosura të Ukrainës", vlerësoi Stoltenberg.

Ai theksoi se ky aktivitet nuk do ta bëjë NATO-n një nga palët në konflikt, por vetëm do ta forcojë mbështetjen për Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje.

"Ndihma dhe mbështetja e sigurisë e NATO-s për Ukrainën do të jetë një rezultat kyç i Samitit, së bashku me disbursimet financiare afatgjata dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO", shtoi Stoltenberg. 

Ai njoftoi gjithashtu se në takimin e tyre të fundit përpara Samitit në Uashington, ministrat e mbrojtjes trajtuan gjithashtu "fushatën aktuale të aktiviteteve armiqësore që Rusia po zhvillon kundër aleatëve".

Ai informoi se në takimin ministror është diskutuar edhe për rregullimin e vazhdueshëm të kapaciteteve bërthamore të NATO-s.

"Ne jemi aleancë bërthamore e angazhuar për të qenë të përgjegjshëm dhe transparent, por edhe të qartë në vendosmërinë tonë për të ruajtur paqen, për të parandaluar shtrëngimin dhe për të penguar agresionin. Me progresin e bërë në këtë takim ministror, ​​ne jemi gati të vazhdojmë në Samitin tonë në Uashington, i cili do të jetë një samit i rëndësishëm për Aleancën", përfundoi Stoltenberg në konferencën për shtyp pas takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes të anëtareve të NATO-s, në të cilën vendi ynë u përfaqësua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR