• e hënë, 08 korrik 2024

Stojanovski: Nga ora 17:45, transporti publik urban në Shkup funksionon normalisht

Stojanovski: Nga ora 17:45, transporti publik urban në Shkup funksionon normalisht

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Nga ora 17:45 është normalizuar transporti publik urban në Shkup, informon për MIA-n kryetari i Sindikatës së NQP Shkup Miqo Stojanovski.

"Nga ora 17:45 normalisht punon turni i tretë në transportin publik urban në Shkup dhe autobusët e NQP-së, por edhe autobusët e transportuesve privat", deklaroi Stojanovski.

Sot transporti publik i qytetit nga ora 09:00 ishte në ndërprerje deri në votimin e vendimit për ndarjen e subvendioneve të ndërmarrjes qarkulluese publike NQP Shkup, në seancë të jashtëzakonshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Menjëherë pas seancës Stojanovski njoftoi se prej nesër nga ora 04:45 me siguri do të ketë transport normal në Shkup dhe shtoi se në Sindikatë plotësisht do të dakordohen  nëse sot nga ora 17 deri në 24 do të ketë transport publik. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR