• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stjuart Piç: Republika Sërpska nuk mund të jetë e pavarur

Stjuart Piç: Republika Sërpska nuk mund të jetë e pavarur

Zagreb, 25 janar 2024 (MIA) - Republika Sërpska nuk mund të jetë një shtet i pavarur, ndërsa Serbia duhet të vendosë sanksione lundër Rusisë, deklaroi lord Stjuart Piç, i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, transmetuan mediat kroate.

Londra i "dënon kërcënimet" për shkëputjen e Republika Sërpska dhe vazhdon të mbështesë marrëveshjen e Dejtonit, tha Piç, i cili e vizitoi Kroacinë për herë të pestë që nga emërimi si deputet i kryeminstrit në fund të vitit 2021.

Deputeti britanik "është ende i shqetësuar", veçanërisht për situatën e sigurisë të rrëzikuar nga kërcënimet për shkëputjen e Republika Sërpska.

"Londra i dënon këto kërcënime dhe thotë se Republika Sërpska është një entitet legjitim në Bosnje e Hercegovinë, por ajo nuk mund të jetë "një shtet i pavarur" siç dëshiron ta bëjë presidenti i saj Milorad Dodik. Një e ardhme e ndritur për Bosnje e Hercegovinën është në interesin e të gjithëve, për të gjithë njerëzit në atë vend, pavarësisht grupit etnik" deklaroi Piç.

Britania e Madhe i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione kundër Rusisë, pasi ajo është vendi i fundit nga Ballkani Perëndimor që nuk e ka bërë këtë dhe të hetojë parregullsi të mundshme në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor, me qëllim të ruajtjes së integritetit në procesit zgjedhor.

Në të njëjtën kohë, Beogradi duhet të bashkëpunojë me Organizatën për siguri evropiane dhe bashkëpunim, e cila në raportin e saj preleminar bëri vërejtje konkrete për procesin zgjedhor.

Piç shprehu mbështetje absolute për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR