• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stefanishina iu përgjigj SHBA-së: Rafineritë ruse janë caqe ushtarake legjitime për Ukrainën

Stefanishina iu përgjigj SHBA-së: Rafineritë ruse janë caqe ushtarake legjitime për Ukrainën

Kiev, 22 mars 2024 (MIA) - Pas reagimit të sotëm të Uashingtonit se Kievi duhet t'i ndalë sulmet me fluturake pa pilotë ndaj rafinerive ruse, zëvendëskryeministrka ukrainase, Olga Stefanishina deklaroi se rafineritë ruse janë cak lejgitim i armatës ukrainase.

Mediumet britanike transmetojnë se gjatë këtij muaji, Ukraina i ka përforcuar sulmet ndaj instalacioneve energjewtike ruse, duke i goditur rafineritë më të mëdha ruse me fluturake pa pilotë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa prej tyre.

"I kuptojmë thirrjet e partnerëve amerikanë, por në të njejtën kohë luftojmë me kapacitetet dhe resurset që i kemi", tha Stefanishina në Forumin e siguriës në Kiev.

Ajo shtoi se, nga aspekti ushtarak, edhe kapacitetet energjetike janë caqe legjitime.

SHBA sot i bëri thirrje Ukrianës t'i ndalë sulmet me fluturaket pa pilot ndaj rafinerive ruse të naftëss dhe infrastrukturës tjetër energjetike, duke cekur se sulmet mund t'i rrisin çmimet globale të naftës dhe të sshkaktojnë hakmarrje ruse, konfirmuan tre burime anonime të njohura me këtë çështje.

Paalajmërimet e përëritura nga Uashingtoni u janë dërguar funksisonarëve të lartë të shërbimit për siguri shtteërore të Ukrainës (SBU) dhe drejtorisë së saj për zbulim ushtarak të njohur si GUR, merr veh Fajnenshëll tajms.

Prej fillimit të invazionit rus, dy shërbimet zbuluese ukrainase vazhdimisht i zgjerojnë programet e veta për fluturake pa pilot për të sulmuar caqe ruse në tokë, det dhe ajër.

Një burim i mirëinformuar anonim për Fanenshëll tajms konfirmoi se Shtëpia e Bardhë është gjithnjë e më e frustruar nga sulmet me fluturake ukrainae pa pilot ndaj rafinerive, terminaleve dhe depove në Rusinë perëndimore, duke i dëmtuar kapacitetet prodhuese ruse. ab/

foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR