• e enjte, 26 dhjetor 2024

Statistikë: Pothuajse një e katërta e popullsisë së Gjermanisë janë emigrantë

Statistikë: Pothuajse një e katërta e popullsisë së Gjermanisë janë emigrantë

Berlin, 2 mars 2023 (MIA) - Pothuajse një e katërta e popullsisë gjermane ka prejardhje migrante, publikoi sot Enti i Statistikave.

“Nëntëmbëdhjetë milionë ose 23 për qind e popullsisë gjermane janë ose emigrantë ose të dy prindërit e tyre kanë emigruar në Gjermani”, thuhet në raport.

Nga këta, 14.2 milionë ose 17.3 për qind janë njerëz që emigruan në Gjermani nga një vend tjetër pas vitit 1950. Nga këta, 4.7 milionë ose 5.7 për qind janë pasardhës të emigrantëve të drejtpërdrejtë.

3.7 milionë banorë të tjerë kanë një nga prindërit e tyre emigrant, por sipas kritereve të fundit, këta persona nuk llogariten më si persona me origjinë migrante.

Sipas të dhënave të Eurostat, Gjermania është ndër vendet e Bashkimit Evropian me përqindjen më të lartë të emigrantëve mes banorëve.

Mbajtësit e rekordit janë Malta (22.3 për qind) dhe Suedia (21.9 për qind), ndërsa Bullgaria, Rumania dhe Polonia kanë pjesën më të vogël të emigrantëve në totalin e popullsisë (nën një për qind).

Duke pasur parasysh se shifrat e publikuara i referohen vitit 2021, statistikat nuk përfshijnë refugjatët nga Ukraina, prej të cilëve më shumë se një milion kanë ikur vetëm në Gjermani. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR