• e enjte, 26 dhjetor 2024

Starxhen ka për qëllim të kthehet në punën e Parlamentit skocez

Starxhen ka për qëllim të kthehet në punën e Parlamentit skocez

Edinburg, 19 qershor 2023 (MIA) - Ish ministrja e parë skoceze Nikola Starxhen deklaroi se ka për qëllim të kthehet në Parlamentin skocez dhe insistoi se është e bindur se nuk ka bërë asgjë të keqe pasi u arrestua javën e kaluar si pjesë e një hetimi policor kundër saj mbi financat e Partisë kombëtare skoceze (SNP) e cila angazhohet për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.

E pyetur nëse po mendon të largohet nga SNP, ajo tha se “nuk kam bërë asgjë të keqe dhe kjo është e vetmja gjë që mund të them. Tani për tani kam ndërmend të shkoj në shtëpi dhe të jem me familjen”, njofton Bi-Bi-Si.

Sipas Shërbimit publik britanik, ajo për herë të parë u shfaq në publik pas arrestimit javën e kaluar.

Starxhen e cila në fillim të muajit prill dha dorëheqje si kryeministre dhe lidere e SNP-së, është personi i tretë që arrestohet si pjesë e Operacionit "Brançford", hetim nga policia skoceze mbi pretendimet se partia nuk ka mbuluar shpenzimet e më shumë se 600,000 paundësh (rreth 700,000 euro) nga donacionet për fushatën e pavarësisë.

Burri i saj Peter Murel, ish shef ekzekutiv i SNP-së u arrestua më 5 prill në shtëpinë e tyre në Adingston, afër Glasgout dhe u mor në pyetje për 12 orë përpara se të lirohej pa aktakuzë, shkruan Gardian.

Kolin Biti, anëtar i Parlamentit skocez dhe arkëtar i partisë nga periudha e kryeministres Starxhen u arrestua dhe u mor në pyetje si pjesë e të njëjtit hetim më 18 prill dhe njashtu u lirua më vonë pa aktakuzë.

Nikola Starxhen ka qenë kryeministrja më jetëgjatë e Skocisë dhe grua e vetme në këtë pozicion.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR