• e enjte, 26 dhjetor 2024

Starxhen: Jam e pafajshme, nuk do të bëja kurrë diçka për ta dëmtuar vendin

Starxhen: Jam e pafajshme, nuk do të bëja kurrë diçka për ta dëmtuar vendin

Glasgou, 11 qershor 2023 (MIA) - Ish kryeministrja skoceze, Nikola Starxhen sonte ka publikuar se ka qenë e tronditur pasi u arrestua gjatë ditës dhe më pas u lirua duke shtuar se është e pafajshme për hetimin për keqpërdorime financiare të Partisë Popullore të Skocisë (SNP).

“E di që ky hetim është i vështirë për njerëzit dhe jam mirënjohës që kaq shumë kanë vazhduar të tregojnë besim te unë. Unë e vlerësoj këtë, nuk do të bëja kurrë asgjë për të dëmtuar SNP-në apo vendin. Natyrisht, duke marrë parasysh gjithë këtë proces, nuk mund të hyj në detaje. Megjithatë, dua të them këtë – jam e pafajshme, nuk kam fshehur asgjë”, ka thënë Starxhen në Tuiter. 

Ajo shtoi se pafajësia nuk është prezumim dhe se është e detyruar të respektojë ligjin. 

“Padyshim e di që jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë kundër ligjit. Shumë njerëz më kanë dërguar porosi mbështetjeje gjatë javëve të fundit, përfshirë edhe sot. U jam mirënjohës për mirësinë e tyre. Faleminderit familjes dhe miqve të mi më të afërt që më japin mbështetjen që kam nevojë në këtë moment. Do të më duhen një ose dy ditë për të përpunuar zhvillimet e fundit”, shton ajo.

Starxhen shton se ajo planifikon të kthehet në Parlament ku do të vazhdojë të përfaqësojë votuesit e saj nga jugu i Glasgout "sa më mirë që mundet".

Ajo u lirua nga paraburgimi pa u ngritur aktakuzë në pritje të hetimeve të mëtejshme pasi u arrestua gjatë ditës së sotme. 

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR