Starmer pranoi se lufta në Ukrainë mund të përfundojë me negociata paqësore
- Kryeministri britanik, Kir Starmer tha se përforcimi i mbështetjes për Ukrainën është me rëndësi të madhe në mënyrë që Kievi të mund të hyjë në çfarëdo lloj negociatash paqësore nga pozicionet fillestare më të volitshme. Ky është pranimi më i qartë deri më tani nga ana e tij se lufta mund të përfundojë me negociata, lajmëruan mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:21, 3 dhjetor, 2024
Londër, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Starmer tha se përforcimi i mbështetjes për Ukrainën është me rëndësi të madhe në mënyrë që Kievi të mund të hyjë në çfarëdo lloj negociatash paqësore nga pozicionet fillestare më të volitshme. Ky është pranimi më i qartë deri më tani nga ana e tij se lufta mund të përfundojë me negociata, lajmëruan mediumet britanike.
Starmer e ceki rëndësinë për vazhdim të ndihmës nga Perëndimi për Ukrainën dhe paralajmëroi se fitorja ruse do ta rerzikojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës.
"Duhet të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe të bëjmë gjithçka që nevojitet për t'i përforcuar kapacitetet e saj për vetëmbrojtje për aq gjatë sa nevojitet", tha kryeministri britanik në fjalimin në Londër. "Ukraina të vendoset në pozitën më të mirë të mundshe negociuese në mënyrë që të mund të sigurojë paqe të drejtë dhe të përhershme, e cila do ta garantojë sigurinë e saj, pavarësinë e saj dhe të drejtën e saj për ta zgjehdur vetë të ardhmen e saj", tha ai.
Vërejtjet e Starmerit vijnë në një moment kyç të luftës, në të cilën Rusia po përparon me tempo më të shpejtë prej vitit 2022, ndërsa presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, i cili është thellësisht skeptik për mbështetjen amerikane për Ukrainën, premtoi se do ta përfundojë luftën, sapo ta marrë funksionin në janar.
Britania e Madhe është mes mbështetësve më të zëshëm të Ukrainës prej fillimit të invazionit rus dhe ishte vendi i parë që i siguroi Kievit armatim më të avancuar, siç janë tanket dhe raketat kryqëzuese me rreze të gjatë veprimi. ab/
Foto: ЕPА