• e enjte, 26 dhjetor 2024

Starmer iu përgjigj Putinit: Rusia është ajo që e nisi luftën

Starmer iu përgjigj Putinit: Rusia është ajo që e nisi luftën

Uashington, 13 shtator 2024 (MIA) - Rusia e filloi konfliktin në Ukrainë dhe ajo mund ta përfundojë menjëherë, deklaroi kryeministri britanik Kir Starmer, pasi presidenti rus Vladimir Putin mbrëmë tha se Moska do ta konsiderojë gjuajtjen e raketave perëndimore ndaj Rusisë si përshkallëzim serioz të luftës, transmeton Bi-Bi-Si..

Starmer sot është në Uashington në biseda me presidentin amerikan Xho Bajden, derisa aleatët e Kievit diskutuan t'i japin leje Ukrainës të gjuajë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave në Rusi.

Putini për televizionin shtetëror rus tha se kjo "nuk do të thotë asgjë më shumë nga pjesëmarrja direkte e NATO-s, SHBA-së dhe vendeve perëndimore në luftën në Ukrainë".

"Kjo është pjesëmarrja e tyre direkte. Dhe , kuptohet, kjo dukshëm e ndryshon thelbin, natyrën e konfliktit", tha Putini, duke shtuar se "nëse kjo është kështu, do të marrim vendime adekuate në bazë të kërcënimeve të tyre".

"Rusia e filloi këtë konflikt. Rusia ilegalisht e sulmoi Ukrainën, Rusia menjëherë mund ta ndëpresë këtë konflikt", tha Starmer. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR