Starmer dhe Tramp biseduan për një marrëveshje të re ekonomike midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit britanik
- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje kanë pasur një bisedë të shkurtër telefonike mbi progresin në marrëveshjen e re ekonomike ndërmjet dy vendeve. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i kryeministrit britanik.
- Post By Fami Bajrami
- 15:04, 24 mars, 2025

Londër, 24 mars 2025 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje kanë pasur një bisedë të shkurtër telefonike mbi progresin në marrëveshjen e re ekonomike ndërmjet dy vendeve. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i kryeministrit britanik.
Britania e Madhe shpreson të negociojë një marrëveshje me SHBA-në për të shmangur gamën më të gjerë të tarifave reciproke që Trampi tha se do t'i shpallë javën e ardhshme.
"Kryeministri dhe presidenti kanë biseduar mbi progresin në Marrëveshjen për prosperitet ekonomik midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe e cila bazohet në angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë ekonomike," tha zëdhënësi i Starmerit.
Ai nuk ka dashur të komentojë raportet e mediave në lidhje me lehtësimet e mundshme tatimore për gjigantët digjitalë në Mbretërinë e Bashkuar për të shmangur tarifat e importit amerikan dhe nuk zbuloi nëse kjo temë ka qenë pjesë e bisedës midis Starmerit dhe Trampit.
Më herët, ministrja britanike e Financave, Rejçel Rivs e përshkroi taksën mbi kompanitë digjitale si "jashtëzakonisht të rëndësishme".
Foto: arkivi i MIA-s