• e shtunë, 23 nëntor 2024

Starmer: Britania e Madhe votoi për ndryshime, besimin e qytetarëve do ta kthejmë me vepra

Starmer: Britania e Madhe votoi për ndryshime, besimin e qytetarëve do ta kthejmë me vepra

Londër, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, sot në fjalimin e tij të parë në atë pozicion tha se vendi votoi për ndryshime dhe se mungesa e besimit te qytetarët mund të kthehet vetëm me vepra, e jo me fjalë.

"Vendi ynë votoi për ndryshime dhe politika mund të jetë një forcë e mirë, që dhe do ta tregojmë. Vendi vjen i pari, ndërsa partia vjen e dyta", tha kryeministri i sapozgjedhur në fjalim para opinionit nga Dauning Strit, ku është selia e Qeverisë britanike, transmeton Bi-Bi-Si.

Ai theksoi se ka ardhur koha për ndryshime në vend, por që nuk mund të ndodhin brenda natës. rq/bsh/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR