• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Vështirë të besohet se Prigozhin me të vërtetë ka vdekur

Stano: Vështirë të besohet se Prigozhin me të vërtetë ka vdekur

Bruksel, 24 gusht 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian kumtoi se është "vështirë të kontrollohen" raportet se lideri i grupit paraushtarak "Vagner", Evgenij Prigozhin, ka humbur jetën mbrëmë në një fatkeqësi ajrore.

"Pamë raport për fatkeqësi ajrore në të cilën gjoja ka vdekur Evgenij prigozhin, së bashku me anëtarët e shoqërimit të tij dhe anëtarët e ekuipazhit", deklaroi peter Stano, zëdhënës i BE-së për punë të jashtme dhe të sigurisë në konferencën e sotme për shtyp.

"Megjithatë, si edhe shumë gjëra tët jera në Rusi, është shumë vështirë të konfirmojmë për atë, ndërkaq që nuk është e jona të komentojmë", shtoi Stano.

Zëdhënësi i BE-së theksoi se janë shumë të njohura "aksionet negative" të Prigozhinit dhe grupit "Vagner", duke cekur pjesëmarrjen e tyre në luftën në Ukrainë dhe operacionet në vendet afrikane.

"Çdokund ku kanë qenë, lanë gjurmë nga shkelja e të drejtave të njeriut dhe të drejtës humaniatre ndërkombëtare. Ka shumë papërgjegjësi dhe janë të paqarta rregulalt sipas të cilave punojnë", tha Stano.

Operacionet e ardhshme të grupit nuk do të goditen vetëm nga "vdekja e prëfolur e Prigozhinit", por edhe nga "ngjarjet në qershor" kur grupi vendosi të marshojë drejt Moskës në një kryengritje të vogël, shtoi ai.

Stano tha se BE-ja shpreson se do të ndalojë "ndikimi negativ" i operacioneve të grupit "Vagner", duke shtuar se është i vetëdijshëm se grupi mercenar "nuk lidhet vetëm me emrin e liderit të tij". Ai theksoi se lidhja e grupit me Kremlinin është një nga "çështjet komplekse", njëkohësisht duke cekur se nuk i tkaon BE-së të "qëllojë nëse vdekja e përfolur e prigozhinit në fatkeqësi ajrore do të ketë pasoja konkrete për aktivitetet e grupit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR