• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Të gjithë faktorët politikë duhet ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin e BeH

Stano: Të gjithë faktorët politikë duhet ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin e BeH

Bruksel, 9 janar 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian vazhdimisht ju bën thirrje të gjithë faktorëve politikë në Bosnjë e Hercegovinë, veçanërisht ata në Republika Sërbska, të përmbahen nga retorika provokuese dhe veprimet të cilat e vënë në pikëpyetje sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e vendit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Politike, Peter Stano.

"BE-ja gjithmonë thekson se duhet të respektohen sovraniteti, integriteti territorial, rendi kushtetues dhe statusi ndërkombëtar i Bosnjës e Hercegovinës. Çdo aktivitet i drejtuar kundër këtyre parimeve do të çojë në pasoja serioze", deklaroi Stano në brifingun e sotëm të mesditës në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me festimin e "Ditës së Republikës Sërbska" dhe paralajmërimeve për shpalljen e pavarësisë së etnitetit serb në BeH.

Në lidhje me ligjshmërinë e "Ditës së Republikës Sërbska", siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Stano përkujtoi se Gjykata Kushtetuese e BeH në dy raste gjykoi se ligjshmëria me të cilën shpallet "Dita e Republikës Sërbska" nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjës e Hercegovinës, duke shtuar se BE-ja insiston në respektimin e vendimeve gjyqësore. 

Në lidhje me pjesëmarrjen e "delegacioneve të vendeve të tjera" në festimin e "Ditës së Republikës Sërbska", Stano theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë shumë të rëndësishme për BE-në edhe për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të cilët duan të bëhen pjesë e Unionit. 

Në pyetjen se me çfarë pasoja mund të përballen ata të cilët nuk i respektojnë këto parime, Stano theksoi se ekzistojnë mundësi për vendosje të masave politike, ekonomike, financiare ose restriktive dhe kur vendet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtueshmëri për atë dhe kur do të vendosin se "tashmë është mjaft", do të mund të ndërmeren hapa konretë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR