• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Rruga evropiane e Serbisë dhe e Kosovës varet nga përparimi i dialogut

Stano: Rruga evropiane e Serbisë dhe e Kosovës varet nga përparimi i dialogut

Bruksel, 25 janar 2024 (MIA) - Rruga evropiane e Serbisë dhe e Kosovës udhëhiqet përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së dhe nuk ka përparim në të, nuk do të ketë përparim as në proceset e tyre të anëtarësimit, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe siguri politike, Petar Stano.

"Kjo është potencuar në një numër të madh të dokumenteve dhe konkluzioneve të Këshillit, në kornizën e negociatave për Serbinë dhe në raportet e zgjerimit për Kosovën dhe Serbinë. Ata deklarojnë shumë qartë se çfarë presin BE-ja dhe vendet anëtare kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit dhe dialogun. Ata janë pjesë e të njëjtit proces dhe janë të pandalshme. Kjo do të thotë se pa progres në dialog dhe në zbatimin e angazhimeve nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane", theksoi Stano.

Sipas tij, nëse ka përparim vetëm nga njëra anë, kjo vetëm do të kontribuojë në përparimin e saj drejt BE-së.

Në lidhje me incidentin e vitit të kaluar në Banjskë, Stano theksoi se kur do të jetë gati raporti përfundimtar nga hetimi i autoriteteve kosovare për këtë rast, BE-ja do të analizojë atë dhe do të marrë vendim për pasojat e mundshme për përgjegjësit.

"BE-ja pret bashkëpunim të pakushtëzuar nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur, kush bashkëpunoi, kush e organizoi dhe kush ka marrë pjesë në të. Për të pasur mundësi të marrin masa, duhet të shohin rezultatet përfundimtare zyrtare të hetimit të autoriteteve të Kosovës", ka shtuar Stano. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR