• e shtunë, 23 nëntor 2024

Stano për vizitën e Vulinit në Rusi: Mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në pajtim me vlerat e BE-së

Stano për vizitën e Vulinit në Rusi: Mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në pajtim me vlerat e BE-së

Beograd, 4 shtator 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Komisionit evropian, Peter Stano, duke e komentuar vizitën e Aleksandar Vulinit në Rusi tha se mbajtja e lidhjeve me Moskën gjatë luftës së saj agresore kundër Ukrainës nuk është në pajtim me vlerat e BE-së dhe procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.

"Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë evropianë të besueshëm të cilët ndajnë parime, vlera të përbashkëta, siguri dhe përparim. BE-ja ishte shumë e qartë me partnerët e vet: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë të zakonshme për shkak të luftës së paarsyeshme, agresore të Rusisë kundër Ukrainës", deklaroi ai për N1, transmeton Beta.

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, gjatë takimit me presidentin rus, Vlladimir Putin në Vlladivostok, tha se "Serbia e kryesuar nga presidenti Vuçiq nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, se nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës ruse dhe nuk do të jetë territor nga i cili kryhet veprim antirus", kumtoi Kabineti i zëvendëskryeminsitrit të Serbisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR