• e premte, 08 nëntor 2024

Stano: Në BE nuk ka vend për ata që e sjellin në dyshim gjenocidin në Srebrenicë

Stano: Në BE nuk ka vend për ata që e sjellin në dyshim gjenocidin në Srebrenicë

Bruksel, 10 korrik 2024 (MIA) - Qëndrimi i BE-së lidhur me ngjarjet në Srebrenicë në vitin 1995 është i qartë dhe i përsëritur çdo vit, se në Union nuk ka vend për ata të cilët e sjellin në dyshim këtë gjenocid ose i glorifikojnë kriminelët e luftës, porositi sot zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano.

"Gjenocidi në Srebrenicë është një fakt historik shumë fatkeq dhe tragjik dhe çdo vit përkujtojmë në këtë tragjedi më 11 korrik", deklaroi Stano në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse porosia e Brukselit se në BE nuk ka vend për ata të cilët e mohojnë gjenocidin, tentojnë ta ndryshojnë historinë dhe i glorifikojnë kriminelët e luftës, është dedikuar për serbët, serbët nga Bosnja apo dikë tjetër.

I pyetur nëse Serbia do të mund të ballafaqohet me suspendim në procesin negocues nëse e mohon gjenocidin, Stano u përgjigj se vendet e përfshira me procesin aderues çdo vit vlerësohen me arritjet e tyre, me të a.q. Raport për përparimin, ku qëndron se çka ato kanë arritur në plotësimin e kritereve, parimeve dhe vlerave të BE-së.

"Nëse ndonjë prej tyre është përfshirë në aktivitete që janë në kundërshtim me parimet evropiane, vlerat evropiane dhe kriteret themelore, kjo do të pasqyrohet në rekomandimin e Komisionit Evropian ose në marrjen e vendimit për hapat e ardhshëm në procesin aderues të atij vendi ose partneri", shtoi Stano. bsh/

 

Фото: МИА Архива

QËNDRONI TË LIDHUR