• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stano: Masat e BE-së kundër Prishtinës mund të përforcohen nëse situata nuk ndryshon

Stano: Masat e BE-së kundër Prishtinës mund të përforcohen nëse situata nuk ndryshon

Bruksel, 8 gusht 2024 (MIA) - Lidhur me veprimet e fundit kundër serbëve të Kosovës zëdhënësi i Komisionit evropian, Peter Stano, sot deklaroi se masat e BE-së kundër Prishtinës të cilat janë në fuqi mund të përforcohen nëse të gjithë aktorët në BE dakordohen se kjo është e domsodoshme dhe theksoi se Prishtina, në vend se të ndërmarrë hapa drejt deeskalimit, po ndërmerr aksione gjithnjë e më unilaterale të cilat çojnë drejt eskalimit, lajmërojnë mediumet serbe.

Në brifingun në Briksel, Stano deklaroi se BE-ja shpreson se prishtina "përfundimisht do t'i dëgjojë porositë" e BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë që të mos lëshohet në "një sërë hapash kontraproduktivë, negativë, të njëanshëm dhe të pakoordinuar" dhe se do të parandalojë të vijë deri te ajo që të bisedohet për çfarë masa të ndërmerren si përgjigje, nëse situata nuk ndryshon.

Stano, kur bëhet fjalë për atë se çka planifikon BE-ja të bëjë, theksoi se masat e BE-së kundër Prishtinës ende janë në fuqi, sepse vendet-anëtare janë ende nuk kanë vendosur të veprojnë në bazë të raportit të shefit të diplomacisë evropiane, Zhozep Borel, që ishte parashtruar para disa javësh, në të cilin rekomandohet të hiqen masat kundër Prishtinës.

Njëkohësisht, ai vlerësoi se kjo edhe nuk është për t'u çuditur, sepse masat ishin vendosur për administratën në Prishtinë në qershor të vitit të kaluar "për shkak se ndodhën aq shumë gjëra që çuan drejt eskalimit".

Ai theksoi se masat ende janë në fuqi dhe se varësisht nga zhvillimi i situatës mund të përfprcphen apo zbuten.

Ai përkujtoi edhe se BE-ja e tregoi frikën e vet lidhur me bastisjet në ekspoziturat e "Postës së Serbisë" dhe përpjekjes për, siç tha, "hapje të njëanshme të urës në lumin Ibër". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR