• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: Kosova duhet urgjentisht të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Stano: Kosova duhet urgjentisht të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Bruksel, 2 prill 2024 (MIA) - Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim shumëvjeçar i Kosovës dhe duhet të zbatohet urgjentisht, gjë që është përsëritur vazhdimisht nga BE-ja edhe në nivelin më të lartë, deklaroi ost zëdhënësi i Komisioni Evropian për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë Peter Stano.

Sipas Stanos, nëse Kosova nuk e përmbush këtë obligim, do të interpretohet si shenjë se nga ana e Kosovës nuk ka vullnet për progres në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ajo kërkesë tani ndërlidhet edhe me progresin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, shtoi Stano në përgjigje të pyetjes së një gazetari me rastin e kalimit të 4000 ditëve nga arritja e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, kjo çështje nuk do të jetë ndër temat kryesore të raundit të ardhshëm të negociatave nga dialogu Beograd-Prishtinë, i cili do të zhvillohet të enjten në Bruksel në nivel të shefave të delegacioneve negociuese, por para së gjithash do të bëhet fjalë për tejkalimin e pasojave të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Asociacioni si temë është i pranishëm në çdo takim që kemi, në çdo ndërveprim që kemi me partnerët kosovarë, sepse është një nga kushtet që duhet të plotësohet sa më shpejt dhe pa vonesa të mëtejshme”, përfundoi Stano. ls/

Foto: EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR