• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stano: Forcimi i lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me parimet e anëtarësimit në BE

Stano: Forcimi i lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me parimet e anëtarësimit në BE

 Bruksel, 5 shtator 2024 (MIA) - Mbajtja e lidhjeve me Rusinë sikur gjithçka është normale, nuk është në përputhje me parimet e procesit të qasjes dhe anëtarësimit në BE, deklaroi sot kryezëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të Komisionit Evropian Peter Stano, në komentimin e deklaratës së zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin se "Serbia nuk është vetëm partner, por edhe aleat i Rusisë”.

 "Rusia është vend që, nën udhëheqjen e (Presidentit Vladimir) Putin, i shkel Kartën e KB-së dhe të drejtën ndërkombëtare,  q[ njëherit është në kundërshtim me parimet mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i lidhjeve me Rusinë dhe të gjithë liderët e qeverisë serbe t'i respektojnë detyrimet që Serbia vullnetarisht i ka marrë në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE", deklaroi Stano.

 Sipas tij, nuk është e qartë se në emër të kujt flet Vulini, kur presidenti i Serbisë dhe liderët e tjerë të Qeverisë përsërisin vazhdimisht se qëllimi dhe prioriteti strategjik i vendit është anëtarësimi në Union.

"Serbia aplikoi për anëtarësim në BE. Mendoj se deri më tani të gjithë i dinë se cilat janë parimet e procesit e qasjes dhe anëtarësimit të mundshëm në BE", theksoi zëdhënësi i KE-së.

 Stano shtoi se një nga parimet për anëtarësimin në Union është edhe harmonizimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

 Sipas tij, BE-ja thekson me shqetësim se veprimet dhe deklaratat e tilla të Vulinit, që nuk janë rasti i parë, nuk  shkojnë në dobi të qëllimeve të deklaruara të Serbisë për anëtarësim në Union. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR