• e shtunë, 23 nëntor 2024

Stano: BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje penale të personave përgjegjës për Banjskën

Stano: BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje penale të personave përgjegjës për Banjskën

Bruksel, 24 shtator 2024 (MIA) - Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi sot, një vit nga konflikti në Banjskë, në të cilin jetën humbën një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe tre serbë, se BE-ja përsërit thirrjen e saj për ndjekje të shpejtë penale të të gjithë përgjegjësve dhe potencoi se gjykata duhet të vendos se kush është fajtor dhe kush nuk bazohet në prova. 

Stano tha se BE-ja pret që të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë, se mirëpret hapin e parë në atë proces, gjegjësisht ngritjen e akuzave dhe se procedurat gjyqësore tani janë në vijim.

"Me padurim presim të shohim aktgjykimin. Shikojmë dhe me kujdes ndjekim procedurën tani në procesin gjyqësor në Kosovë, e pastja, kur ta kemi aktgjykimin, nëse dikush është fajtor apo jo, do të reagojmë në mënyrë adekuate", tha Stano.

Ai potencoi se BE-ja respekton procedurat e nevojshme gjyqësore dhe se gjykata patjetër të vendosë se kush është fajtor, e kush nuk bazohet në hetimet dhe provat në dispozicion.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, gjithashtu tha se të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen dhe personat përgjegjës të dërgohen para drejtësisë.

Para një viti, më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë në një përleshje midis serbëve dhe policisë së Kosovës, u vra pjesëtari i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre terroristët serbë - Stefan Nedeljkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Igor Milenkoviq. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR