• e enjte, 26 dhjetor 2024

Stano: BE-ja ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e Putinit, Boreli është kundër pjesëmarrjes

Stano: BE-ja ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në inaugurimin e Putinit, Boreli është kundër pjesëmarrjes

Bruksel, 6 maj 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të nesërm në Moskë me çka zyrtarisht fillon mandati i ri i presidentit rus Vladimir Putin, kumtoi zëdhënësi i Komisionit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano.

"Mund të konfirmoj se ftesa nga Kremlini për inaugurimin e nesërm të Putinit është pranuar nga shtetet anëtare dhe delegacioni i BE-së në Moskë. Ne gjithmonë kemi për qëllim të ndërtojmë një qasje të koordinuar evropiane kur është në pyetje politika e jashtme, kështu që për momentin mes vendeve anëtare po diskutohet se si të përgjigjet duke marrë parasysh të gjitha elementet relevante", theksoi Stano.

Ai theksoi se për momentin nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar lidhur me ftesën, por shton se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borel është kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Unionit në këtë ngjarje në Moskë.

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR